Mijallkovi dyshon se çdokush mund të përgjojë, Kostovski: Vetëm DSK mund ta incizojë zërin e të dyja palëve

Gjykim për përgjimin e paligjshëm masiv “Target-Fortesa” pas më shumë se një muaj, vazhdoi aty ku kishte mbetur, me pyetje të kryqëzuara nga ish-drejtori të akuzuarit të DSK-së Sasho Mijallkov ndaj dëshmitarit, inxhinier në Drejtorinë e pestë të MPB-së Zvonko Kostovski, njofton SDK.mk, transmeton Portalb.mk.

“Pse keni futur DVD pajisje në MPB, keni rrezikuar të regjistroni gjegjësisht të transferoni biseda të regjistruara në të, e pastaj t’i nxirrni, kur keni mundur të njëjtën në USB ta incizoni në shtëpi ose në ndonjë kompjuter tjetër dhe t’i ruani ato biseda?, e pyeti Mijallkov dëshmitarin.

“Kështu vendosëm të punojmë me Gjorgji Lazarevskin”, shkurt u përgjigj Kostovski.

“Pse e keni krijuar këtë përmbajtje bisede në mënyrë që nuk mund të vërtetohet se është regjistruar në makinat e MPB-së? Këtë e dikush nga ju dëshmitarët” vazhdoi ta pyes i pandehuri.

“Nuk kam thënë se nuk mund të vërtetohet,” u përgjigj dëshmitari.

“Prezantimi i pajisjeve për përgjimin Reizon nga Izraeli, në 3 laptopë, unë, ju, Gjorgji, Nebojsha Stajkoviq dhe inxhinierë të tjerë prej te ju, ndiqnim drejtpërdrejt 15-30 telefonata, të përzgjedhura rastësisht. E njoha zërin e një shoku im, numrin e të cilit unë e dija përmendësh. Ai fliste. Si mund të garantoni që dikush tjetër në këtë mënyrë, dikush që zotëron pajisje të tilla, nuk mund të realizojë incizim të paligjshëm?”, pyeti Mijallkov.

“Sistemi për të cilin po flisni ju është përcjellje të komunikimit dhe nuk është i lidhur me stacion bazë. Ai ndjek komunikimet vetëm në një vend konkret, sinjalet që e kapë atë në atë vend. Dhe këtu sinjali është i qartë. Por zëri në anën tjetër të bisedës, nuk dëgjohet ose do të dëgjohet keq. Ndërsa në sistemet e monitorimit në DSK-së, cilësia e zërit është shumë më e mirë dhe po aq e mirë në të dy anët. Prandaj, pohoj se këto mijëra biseda qytetare që kemi shkarkuar nga MPB-ja janë regjistruar me pajisjen profesionale atje”, tha dëshmitari Kostovski.

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 vazhdojnë pyetjet e kryqëzuar, që kanë të drejtë ta kenë të gjithë të pandehurit në “Kalaja-Targeti” ku përveç Mijallkovit janë edhe Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski dhe gjashtë punonjësit e DSK-së.

Të pandehurit Goran Gruevski dhe Nikola Boshkovski janë në arrati dhe sipas MPB-së ata jetojnë në Selanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button