Përgënjeshtrohen pohimet e Islandës se është vonuar kërkesa e Turqisë

Autoritetet e Republikës së Turqisë u kanë dërguar një notë diplomatike autoriteteve të Islandës, në të cilën dënojnë sjelljen e pahijshme ndaj kombëtares turke në futboll në aeroportin Keflavik, për çka kërkojnë masa shtesë të sigurisë për anëtarët e kombëtares, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas kësaj Ministria e Jashtme e Islandës tha se një dështim i tillë ka ndodhur nga shkaku se vonë është pranuar kërkesa për kalim të përshpejtuar të lojtarëve të kombëtares së Turqisë në aeroportin në Keflavik.

Megjithatë, burime nga Ministria e Jashtme e Turqisë thonë se pohimet e tilla nuk janë të vërteta, sepse një kërkesë e tillë është bërë më 16 maj dhe më 6 qershor u përsërit, duke kujtuar kështu autoritetet islandeze për ardhjen e ekipit kombëtar të Turqisë.

Kujtojmë se nota diplomatike autoriteteve kompetente të Islandës u është dorëzuar përmes Ambasadës Turke në Oslo, ku thuhet se lojtarët turq u janë nënshtruar kontrolleve disaorëshe të pasaportave, kontrollit të valixheve dhe se kanë qenë viktima të mosrespektit dhe sjelljes agresive nga zyrtarët islandezë.

Duke dënuar rastin, Turqia kërkoi masa shtesë të sigurisë për ekipin kombëtar dhe stafin, ndërsa për të përçuar personalisht pakënaqësinë e Turqisë, ambasadori në Oslo, Fazli Corman, udhëtoi për në Islandë.

Turqia dhe Islanda sot do të luajnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në vitin 2020, për çka ekipi turk me një fluturim të veçantë nga Konya mbërriti në Keflavik.

Anëtarët e kombëtares turke u mbajtën për më shumë se dy orë në kontroll të detajuar të pasaportave dhe të bagazhit të të gjithë lojtarëve, të cilët janë kontrolluar detajisht.

Lojtarët me përvojë Emre Belezoglu dhe Burak Yilmaz protestuan për masat të cilave u ishin nënshtruar.

Shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se sjellja e tillë është e papranueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button