U konstatua dorëheqja, Gruevski prej sot s’është deputet në Kuvendin e RMV-së

Nikolla Gruevski nuk është më deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pasi që kryeparlamentari Talat Xhaferi në seancën e 102-të që u mbajt sot e konstatoi dorëheqjen e tij, të dërguar ditë më parë nga Hungaria, transmeton Portalb.mk.

Dorëheqja dhe marrja e mandatit të Gruevskit në rend dite të seancës plenare vjen me propozim të kryeparlamentarit Xhaferi të dorëzuar më 15 maj 2019, për shkak të mungesës gjashtëmujore të tij në Kuvend.

Në karrigen prej deputeti të Gruevskit, do të ulet Gjoko Kamçev. Kamçevi është i lindur më 1 tetor 1975 në Vallandovë, ndërkaq ka diplomuar në shkenca të politikës. Ai ka qenë deputet edhe gjatë periudhës 2014-2016.

Paraprakisht, deputeti Gruevski ka deponuar në mënyrë të shkruar dhe të noteruar dorëheqjen prej deputeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button