20 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Klintoni dhe Ollbrajti të pranishëm në manifestime

Sot dhe nesër, 11 dhe 12 qershor 2019, në Republikën e Kosovës do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ndryshe dita e çlirimit, transmeton Portalb.mk.

Të pranishëm në shënimin e 20 vjetorit do të jenë edhe ish presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton dhe ish sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Medlin Ollbrajt.

Në vijim agjenda e plotë aktiviteteve:

11 Qershor 2019: 

20:00-21​:00 – Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

12 Qershor 2019: 

11:00 – 12:30 – Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Vendi: Sheshi Skënderbeu
14:00 – 14:30 – Ecje për liri – Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright
14:35 – 14:50 – Përurimi i Bustit të Sekretares Albright
Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova
15:00 – 15:15 – Vizitë në Bulevardin Bill Clinton
Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton
17:00 – 19:30 – Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”
Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button