Daçiqi provokoi Çitakun në përfundim të seancës së KS të OKB-së (VIDEO)

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj, njofton VOA.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i në lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë Daçiqi në serbisht.

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja i tha Zërit të Amerikës se Daçiqi e ndërpreu bisedën me ofendime të zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Daçiq filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.

“Duke u munduar të më denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtarë, zoti Daçiq sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo.

Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button