Kosova triumfoi ndaj Bullgarisë, Rashani shënoi në sekondat e fundit

Kosova ka vazhduar formën e mrekullueshme. Ka arritur të marrë tri pikë të plota midis Bullgarisë duke fituar 2 me 3.

Një gol i fundit i Elbasan Rashanit në sekondat e fundit të ndeshjes i dha tri pikët “Dardanëve”.

85’ – Dominim i plotë i Kosovës. Rrezikojnë Muriqi, Rashani e Kololli, por asnjë rast nuk konkretizohet.


83’ – Halimi harkon nga rivënia këndore, por Muriqi nuk arrin të gjuajë me kokë. Tjetër rivënie nga këndi. Sërish të pafat “Dardanët”.


80’ – Kololli gjuan në mënyrë të përsosur me kokë pas harkimit të Halimit, por topi u ndal nga portieri Mihaylov.


79′ – Gjuajtje e lirë për Kosovën afër zonës së rreptësisë. U faulua Kololli.


76’ – Elbasan Rashani inkuadrohet te Kosova. Largohet Edon Zhegrova.


68’ – Muriqit i anulohet një gol. Për pak milimetra ishte në pozitë jashtë loje.


64’ – GOL. Barazon Kosova. Realizon gol me kokë Vedat Muriqi. Asistues Benjamin Kololli. 2 me 2.


62’ – Debuton te Kosova Florent Hadërgjonaj. Zëvendëson Mërgim Vojvodën.

Anel Rashkaj zëvendëson Idriz Vocën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button