Lideri i ASH-së, Sela: Do të propozojmë model për ndryshim të Kodit Zgjedhor

Lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka njoftuar se partia e tij do të propozojë model të ndryshimit të Kodit Zgjedhor, duke filluar me fshirjen e votuesve fiktivë dhe propozimin e një modeli të zgjedhjes me lista të hapura, transmeton Portalb.mk.

“Temë diskutimi do të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, duke filluar nga ajo, fshirja nga Lista Zgjedhore e votuesve fiktivë. Dëshmi për këtë ka qenë edhe referendumi dhe zgjedhjet presidenciale. Meqë kjo politikë dhe kjo shoqëri ka nevojë të demokratizohet, atëherë do të propozojmë ndryshim të një modeli të zgjedhjes, i cili do të jetë proporcional me lista të hapura. Është koha që kualiteti i udhëheqësve të jetë më i mirë, dhe mënyrë për këtë është ajo që vetë votuesit të vendosin nga Listat Zgjedhore që të zgjedhin kandidatët që do të përzgjidhen nga partitë”, tha Sela.

Përveç kësaj, temë diskutimi në mbledhje do të jetë edhe të ashtuquajtura “bombat” që u publikuan kohës së fundit nga një profil në rrjetin social “Fejsbuk”, të ashtuquajtur “El Çeka” – për të parë rolin  tyre dhe situatat e fundit politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button