Qeveria tashmë dy vite njofton për fillimin e autostradës Shkup-Bllacë

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në ngjarjen solemne të lëshimit të përdorim të autostradës R6 “Arben Xhaferi”, i cili lidh Maqedoninë me Kosovën, dha deklaratën jokonsekuente në vazhdim lidhur me fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë:

Autostrada e cila sot lëshohet në përdorim do të jetë një motivim i madh edhe për ne që të përshpejtojmë përgatitjet për fillimin e punës për autostradën Bllace-Shkup. Këto ditë edhe te ne shpallet tenderi i autostradës prej 14 kilometrash e vlerë prej 120 milion euro e cila fillon prej kufirit mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, deri te kryeqyteti tonë, Shkup….

Detyra jonë është që autostrada Shkup-Prishtinë, si pjesë e korridorit të 6 të rrjeteve pan-evropiane të rrugëve që fillojmë ta ndërtojmë në afatin e paraparë dhe ta përfundojmë tërësisht në kohë të shpejtë. 

Kjo deklaratë e kryeministrit Zoran Zaev e cila ka të bëj me pjesën Shkup-Bllacë, është jokonsekuente, duke pasur parasysh se fillimi i ndërtimit të kësaj autostrade Qeveri e udhëhequr nga LSDM e njofton disa herë në dy vitet e fundit.

Në fillim të dhjetorit (04.12.2017), duke prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2018 për Ministrinë për Transport dhe Lidhje, ministri Goran Sugareski përmendi autostradën Shkup-Bllacë, duke njoftuar fillimin e ndërtimit të tij në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019.

Në mars të vitit 2018 zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev deklaroi se projekti për ndërtimin e autostradës prej Shkupit deri në Bllacë ka përfunduar she ai është maja e prioriteteve infrastrukturore për Qeverinë:

Projekti për rrugën nga Shkupi deri në Bllacë me gjatësi prej 13 kilometrash, vlera të cilit është 63 milion euro, ka përfunduar dhe është në revizion. Flasim edhe me bankën Evropiane për rinovim dhe zhvillim të financojë ndërtimin e autostradës, u shpreh Angjushev në përgjigje të pyetjes pas vizitës për punë në Odën Ekonomike të Maqedonisë. 

Ai theksoi se Maqedoni do t’i përkushtohet pjesës prej 13 kilometrash që sa më shpejtë të përfundojë.

Për autostradën deri më tani nuk kishte dokumentacion teknik. Tani është bërë kjo dhe është duke u realizuar revizioni, ndërsa paratë do të përcaktohen dhe determinohet si prioritare, theksoi Angjushev. 

Me 6 shtator 2018, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani njoftoi se pranverën në vazhdim (2019) pritet të fillojnë punët ndërtuese të rrugës Shkup-Bllace, e cila do të ndërtohet pjesërisht me mjetet e Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, ndërsa pjesërisht me grante dhe mjete të buxhetit të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Sipas vlerësimeve të tij të para se projekti në tërësi do të kushtojë mbi 100 milion euro.

Disa ditë më pas, me 10.09.2018, ministri për Transport dhe Lidhje, Sugareski, po ashtu, tha se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllace, do të startojë në pranverën e vitit të ardhshëm (2019), dhe sipas planit do të realizohet në dy faza. Ai informoi se në fazën e parë do të ndërtohen 1,6 kilometra, ndërsa paralelisht do të projektohet pjesa e mbetur prej 10 kilometrash, me çka do të punohet paralelisht.

Në pajtim me vendimin e Këshillit Ekonomik të cilin e kemi miratuar, prioritet kryesore është Shkup-Bllace, paralelisht me ndërtimin e rrugës nëpër Republikën e Maqedonisë, ashtu që pritshmëritë për pranverën e ardhshme janë që të fillohet me ndërtim, u shpreh Sugareski

Në fund të vitit të kaluar (19.12.2018) ministri për Transport dhe Lidhje, Sugareski informoi se projektimi i 1,9 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë do të përfundojë përgjatë muajit në vazhdim, menjëherë pas kësaj do të fillojë tenderimi, ndërsa pritet që në vitin e ardhshëm disa muaj të fillojë edhe ndërtimi i asaj pjese.

Në janar të këtij vitit (2019) ministri Sugareski tha se në pranverë fillon realizimi i autostradës Shkup-Bllace, se muajin e ardhshëm (shkurt), do të publikohet tenderi për pjesën e parë, pasi të fillojnë aktivitet ndërtimore. Pjesa e dytë, do të fillojë të ndërtohet vitin në vazhdim (2020).

Në tre mujorin e dytë definitivisht fillohet me ndërtimin e kësaj autostrade strategjike për ne….tha Sugareski. 

Duke pasur parasysh argumentet e lartshënuara për fillimin e ndërtimit për autostradën Shkup-Bllacl, të cilat funksionarët e lartë të qeverisë po i japin këto dy vitet, deklaratën e fundit të kryeministrit Zaev të 29 majit, në të cilën shprehet se prej fillimi “do të shpallet tender” për pjesën e përmendur dhe në të njëjtën kohë flet për “përshpejtimin e përgatitjeve për fillimin e punëve të autostradës në afatin e paraparë dhe përfundimi e tij të tërësishëm në kohë të shpejtë”, e vlerësojmë si jokonsekuente. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button