Punëtori i “Higjienës Komunale” u pa duke i hedhur mbeturinat në Vardar, u pushua nga puna

Punëtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup i cili ditë më parë u pa duke i hedhur mbeturinat në Lumin Vardar, është pushuar nga puna, transmeton Portalb.mk.

Largimi i punës ka ardhur për shkak se i njëjti ka kryer kundërvajtje të rëndë disiplinore dhe ka rrënuar autoritetin e NP-së “Higjiena Komunale”.

“Bëhet fjalë për punëtor I angazhuar në Sektorin për mirëmbajtje të pastrimit publik, i cili ka kryer kundërvajtje të rëndë disiplinore, duke e rrënuar seriozisht autoritetin e “Higjienës Komunale”-Shkup. Është marrë vendim që sot më 10.06.2019, ky person të largohet/pushohet nga puna”, njoftojnë nga NP “Higjiena Komunale”.

Mbeturinat që punëtori i ka hedhur në Lumin Vardar, kanë qenë të grumbulluara nga ai përgjatë orarit të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button