Opozita ende s’e di datën kur do të çojë mocionin në Kuvend

Ende nuk ka një datë të saktë se kur opozita do ta dërgojë në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, transmeton Koha.net.

Këtë nuk e dinë as vetë ata që po punojnë që koalicionin PAN ta rrëzojnë nga pushteti. Në LDK thonë se mocioni nuk duhet të dërgohet në Kuvend pa u siguruar se i kanë 61 votat e nevojshme, derisa në Vetëvendosje thonë se mes partive opozitare ende po diskutohet nëse duhet të procedohet mocioni në Kuvend edhe pa i pasur 61 nënshkrime.

Dy partitë opozitare nuk po mërziten për kritikat që po u adresohen atyre, sidomos nga PDK-ja. E fundit ishte ajo nga kreu i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, që LDK-në e quajti humbëse e Vetëvendosjen anarkiste.

Në LDK thonë se këto sulme vijnë në kohën kur atyre u dolën aferat për korrupsion e krim të organizuar, ndërkohë në Vetëvendosje thonë se janë mësuar me akuza të tilla, sidomos kur PAN-i çdo ditë përmes sondazheve po e sheh humbjen.

Për të koordinuar veprimet për rrëzimin e qeverisë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, më herët, ka takuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button