Zjarri në Kisella Vodë: Janë hospitalizuar nëntë persona, Komuna ka mjete për dëmshpërblim (FOTO)

Një apartament në Kisela Vodë të Shkupit pasditen e sotme është kapluar nga zjarri, ku si pasojë 9 persona janë hospitalizuar. Nga ana tjetër, kryetari i Kisella Vodës, Filip Temelkovski njoftoi se Komuna ka fond të veçantë për këtë lloj fatkeqësive, dhe nëse qytetarët aplikojnë, mund të marrin dëmshpërblim, transmeton Portalb.mk.

Zjarri në Kisela Vodë të Shkupit. Foto: AA
Zjarri në Kisela Vodë të Shkupit. Foto: AA

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) kanë njoftuar se nga zjarri, janë hospitalizuar nëntë persona, prej të cilëve tre zjarrfikës.

“Si pasojë e helmimit nga tymi, i shkaktuar nga zjarri që shpërtheu gjatë pasdites në lagjen e Shkupit Kisella Vodë, nëntë (9) pacientë janë hospitalizuar në Klinikën Universitare për Toksikologji, në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Terezë” në Shkup. Pacientët janë në gjendje të mirë. Tre zjarrfikës janë të lënduar. Njëri nga ata ka të djegura në pëllëmbën e djathtë dhe menjëherë është kontrolluar nga kirurgu plastik. Dy zjarrfikësit e tjerë kanë thithur tym. Pacientët tjerë janë banorë në banesë, të helmuar nga tymi”, thanë nga MSH-ja.

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski tha se për dëmshpërblim do të duhet të pritet raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

“Komuna ka fonde për këtë lloj të fatkeqësive. Do ti presim raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zjarrfikësve, dhe me ata raporte banorët do të mund të aplikojnë për dëmshpërblim, të cilat do t’i miratojë Këshilli”, tha Temelkovski.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri në katin e pestë të apartamentit është lokalizuar dhe është nën kontroll, ndërkohë ekipet e zjarrfikësve kanë evakuuar shtatë persona, ndër të cilët kishte edhe fëmijë. Shkaku i zjarrit tani për tani është i panjohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button