Shkarkimi i Metës, Balla i dorëzon Ruçit kërkesën për mocion me debat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat për vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, transmeton TopChannel.tv.

Në kërkesën e Ballës dërguar Gramoz Ruçit thuhet se vendimi i Metës është ”një akt absolutisht I pavlefshëm, i marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike.”

Sipas Ballës, akti i Metës ”synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e së drejtës kushtëtuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.”

Partia Socialiste pritet të votojë këtë të enjte në Parlament rezolutën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti më i lartë i shtetit, por për këtë vendim i duhen votat e 93 deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button