Me hua prej 15.3 milion euro, do të ndërtohen 3 pika të reja për taksa rrugore në autostrada

Pikat e ardhshme për pagesë të taksave rrugore do të ndërtohen në autostrada Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, ndërsa pikat ekzistuese përgjatë Korridorit 8 do të fillojë aplikimi i sistemit për pagesë elektronike, identike me ato në Korridorin 10, transmeton Meta.mk.

Është shpallur tenderi për ndërtimin e 3 pikave të reja dhe fillim të aplikimit të pagesave elektronike në pika përgjatë Korridorit 8 dhe autostradën Milladinovc – Shtip.

Me hua prej 15.3 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ndërtohen pikat për pagesë të taksave rrugore “Kadrifakovë” dhe “Preod” dhe autostradën Milladinovc – Shtip si dhe pika e ardhme “Arbinovë” në autostradën Kërçovë – Ohër.

Me këtë kredi do të instalohet edhe pagesa elektronike e taksave rrugore në pikat “Milladinovc“, “Gllumovë“, “Zhelinë“, “Tetovë” dhe “Gostivar” ndëmjet Shkupit dhe Gostivarit, me çka shoferët do të kenë mundësi për të paguar më shpejtë këtë shërbim me kartelë elektronike dhe në të gjitha pikat për taksa rrugore në të gjithë vendin. Siç thuhet në tenderin e publikuar nga BERZH, realizimi i kontratës pritet të fillojë më 1 tetor të këtij viti, më së shumti për 12 muaj duhet të ndërtohen 3 pika të reja për taksa rrugore dhe të aplikohet pagesa elektronike.

Së bashku me shpalljen e tenderit për pikat e pagesës në Korridorin 8, këto ditë do të fillojë pagesa me kartelë elektronike në autostradën përgjatë Korridorit 10. Pas disa vonesave për të filluar me punë, shoferët do të jetë në gjendje të përdorin metodën e re të pagesës për të cilën janë shpenzuar 18,7 milionë euro. Shteti për të filluar përdorimin  e pagesës elektronike në pikat e pagesës do të ndajë gjithsej rreth 34 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button