Afro 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit

Afro 100 njerëz u vranë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon, transmeton REL.

Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou. Trupat e të vdekurve janë djegur, tha një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar.

Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh – disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste. Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta.

Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button