U mbajt takimi i parë i grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për transparencë të RMV

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe ministri pa portofol përgjegjës për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie në Qeveri, Robert Popovski, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin do të sigurohet mbështetje për zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sot u mbajt takimi i parë i grupit punues për përgatitje të Strategjisë, ku morën pjesë organizatat të cilat punojnë në këtë fushë dhe që mund të ofrojnë ekspertizën e tyre.

Memorandumi për bashkëpunim parasheh mbështetje për përgatitje të analizës nga ekspertë dhe krijim të një grupi punues me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile për të krijuar një Strategji sa më gjithëpërfshirëse për transparencë të Qeverisë, në të cilën janë përfshirë të gjitha palët relevante. Strategjia, do të shpërndahet më tej përmes diskutimeve publike për konsultime me shoqërinë civile, sektorin privat dhe institucionet shkencore dhe arsimore.

Me krijimin e këtij dokument strategjik, do të operacionalizohen rregullat e komunikimit të institucioneve me qytetarët dhe parimet e transparencës.

Fjalime hyrëse mbajtën ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski, drejtor për partneritete dhe zhvillim të resurseve të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Filip Stojanovski, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova – Panovska dhe ekspertja ndërkombëtar për transparencë, Veronika Kretu.

Stojanovski tha se në bazë të Indeksit rajonal për transparencë për Maqedoninë e Veriut (opennessindex.actionsee.org – pjesë e projektit rajonal të Fondacionit “Metamorfozis” i mbështetur nga BE-ja) ka dallime shumë të mëdha në mes institucioneve në lidhje me transparencën e tyre që shpesh ka të bëjë me faktin se zbatimi i praktikave të mira për transparencë më se shpeshti varet nga vullneti i mirë dhe angazhimi i ministrave dhe udhëheqësve tjerë. Prandaj, siç vuri në dukje Stojanov, shfaqet nevoja për qasje sistematike për të gjetur zgjidhje që do të fokusohet jo vetëm në identifikimin dhe kopjimin e praktikave më të mira, por edhe të tërë procesit dhe mundësive që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Karanfilova – Panovska vuri në dukje se Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni ndërtimin e shoqërive dinamike dhe tolerante qeveritë e të cilave janë llogaridhënëse, ndërsa kontrolli aktiv i punës së qeverisë dhe participimi në vendimmarrje është imperativ. Krijimi i Strategjisë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me përfshirje të drejtpërdrejtë të shoqërisë civile dhe natyrisht zbatimin e saj konsekuent është një hap përpara për ndryshime themelore dhe sistematike për të përmirësuar jetën e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të margjinalizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button