Mançevski: Qytetet do të përfshihen me rrjetin “5G” deri 2027-n

Konferenca e tretë ndërkombëtare e telekomunikacionit me temën “5G dhe Përtej” (5G and Beyond), sot zyrtarisht filloi në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ministri për Informatikë, Shoqëri dhe Aministratë, Damjan Mançevski, në hapjen e konferencës deklaroi se teknologjia pritet të sjellë zhvillim të vërtet digjital, rritje të zhvillimit ekonomik, inovacion dhe mirëqenie.

“ “5G” do të ndryshojë gjithë industrinë. Këta sektorë do të transformohen tërësisht me autostrada digjitale për komunikim, fuqi kompjuterike dhe rrjete të senzorëve. Automatizimi në masë të madhe do të varet prej rrjeteve funksionale dhe të sigurta “5G”. Individët dhe pajisjet do të komunikojnë dhe do të shkëmbejnë informata në mënyrë të panjohur deri më tani. Nuk do të ketë shumë aktivitete njerëzore, që nuk bazohen në infrastrukturën kibernetike”, deklaroi ministri Mançevski.

Ai sqaroi se duke shfrytëzuar fondet publike, si dhe investimet e operatorëve në tre vjetët e ardhshme, vlerësohet se deri në fund të vitit 2023, së paku një qytet do të përfshihet me valë “5G”, deri në fund të vitit 2027 gjithë qytetet në shtet do të përfshihen me valë të pandërprera “5G”, ndërsa deri në fund të vitit 2029 secili qytetar do të ketë qasje në internetin “5G” me shpejtësi minimale deri 100 megabit për sekond.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button