Është ndërprerë seanca e Këshillit të Ohrit: U sulmua këshilltari Xhemal Mena, reagoi BESA

Për shkak të përleshjeve ndërmjet dy këshilltarëve, seanca e 28-të e Këshillit në Komunën e Ohrit është ndërprerë, njofton Portalb.mk.

SPB Ohër konfirmuan incidentin dhe informatën se personi Xhemail Mena, këshilltar nga radhët e Lëvizja BESA, përmes telefonit njoftoi se në hapësirat e Komunës së Ohrit, fizikisht është sulmuar prej personit Nefi Useini, nga radhët e BDI-së dhe dy personave tjerë nga Ohri.

Në kumtesë thuhet se janë marrë masat për zbardhjen e këtij rasti.

Për këtë rast, ka reaguar edhe partia e Menës, Lëvizja BESA. Të njëjtit e kanë dënuar sulmin ndaj këshilltarit të tyre, dhe kanë paralajmëruar se do t’i njoftojnë të gjitha ambasadat.

“Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe me këtë rast do njoftohen gjitha ambasadat e huaja dhe presim që kjo paturpësi të merr epilogun e duhur. Gjithashtu, Lëvizja BESA, u bën thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht sulmin ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit.  Frika dhe paniku në BDI shihen qartë se veprimeve të tyre kriminogjene po i afrohet fundi. Sot pas arrestimit  të sekretarit shtetëror nga radhët e BDI si dhe publikimi i bombave për krerët e kësaj partie, ditëve të fundit, ua ka humbur orientimin, duke e parë sesa i kriminalizuar dhe i korruptuar është ky subjekt politik”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button