Air France: Collapsing at Your Doorstep

Kënga: Collapsing at Your Doorstep
Grupi: Air France
Albumi: No Way Down

Edhe pse jemi në vjeshtë, këngat e tilla ende mund të dëgjohen. Grupi Air France edhe pse mban emrin e një shteti tjetër është grup i cili vjen nga Suedia. Joel Karlsson and Henrik Markstedt ishin personat që e themeluan atë. 

Muzika e tyre është karakterizuar si melodi e lehtë për plazh apo një tingull melodik me tone relaksuese.

Air France nuk është shumë grup i njohur për audiencën sepse ka funksionuar si indie grup ( grup i pavarur) ndërsa kanë marrë disa çmime si Muzika më e mirë e re në Pitchfork Media .
Për fat të keq në mars të këtij viti, grupi u shpërnda.

Air France në MySpace.

Lajme të ngjashme

Back to top button