Mbledhja e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar mes RMV dhe Bullgarisë, marrëveshje për projekte ekonomike

Në Sofje të Bullgarisë u mbajt mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë konform obligimeve që dalin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të 2017.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili udhëhoqi resorin ekonomik realizoi takim me zv.ministren e ekonomisë Lilija Ivanova. Palët u dakorduan se edhe pse shkëmbimi tregtarë mes dy vendeve shënon rritje gjithmonë ka hapësirë për tu bërë më shumë.

Bekteshi pas takimit me Ivanoven paralajmëroi se në takimin e dytë ndërqeveritar që do të mbahet këtë vit do të nënshkruhet Memorandum për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ndërsa do të nxiten edhe memorandume të shumta për zhvillimin e zonave industriale.

Edhe në fushën e Energjetikës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë marrëdhëniet e tyre u cilësuan si shumë të mira si në nivel dypalësh ashtu edhe në korniza të iniciativave  ndërkombëtare.

Tashmë të dyja vendet kanë nënshkruar Memorandum për bashkimin e tregjeve energjetike “një ditë para”.

Sa i përket turizmit, si degë e rëndësishme e ekonomisë, numri i turistëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut për në Bullgari shënon rritje prej 2.6 përqind e cila rangon Maqedoninë në vendin e pestë për nga numri i turistëve që kanë vizituar Bullgarinë.

Pas nënshkrimit të protokollit palët u dakorduan të vazhdohet me realizimin e detyrimeve të përcaktuara nga takimi i parë i komitetit të përzier duke paralajmëruar takim mes dy homologëve nga resorët ekonomikë deri në fund të 2019 duke u shoqëruar me forum biznesi  dhe takime të drejtpërdrejta mes kompanive bullgare dhe atyre nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket energjetikës do të vazhdohet me realizimin e bashkimit të tregjeve energjetike,ndërsa në fushën e turizmit rekomandohet realizimi i vendimeve të arritura nga komiteti i përbashkët si krijimi i grupit punues dypalësh në fushën e turizmit dhe plan dyvjeçarë për aktivitete të përbashkëta në fushën e turizmit, vizitë e ministrit bullgar të turizmit dhe biznes forum në fushën e turizmit, të shqyrtohen mundësitë për krijimin e linjeve çarter Sofje-Shkup dhe Ohër –Varna, shkëmbime përvojash në menaxhimin e programeve turistike dhe projekteve të financuara nga fondet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button