ANALIZË: Borxhe, padi, pagesa të majme për avokatët – gjetjet e revizionit në dy komuna të Maqedonisë!

Sipas raporteve të publikuara të revizionit për funksionimin financiar të komunave Bogovinë, Makedonski Brod, Haraçinë, Kisella Vodë, si dhe raportet për menaxhimin e tokës shtetërore në komunat Manastir, Ilinden, Petrovec, Qendër- “Portalb”-i gjithashtu i publikon gjetjet e fundit që janë në dispozicion për komunat e Velesit dhe Çashkës.

Shfrytëzohen bilbordet, kurse komunës nuk i paguhen detyrimet…

Pavarësisht rebalancimit të buxhetit të komunës së Velesit, të hyrat dhe shpenzimet në vitin 2017 në mënyrë të konsiderueshme janë të “huqura” ose të ardhurat u realizuan vetëm me 49.8%, kurse shpenzimet me 48.1% në raport me atë që është planifikuar. Mënyra se si menaxhohen paratë e qytetarëve në nivel lokal është fokusi i raportit të revizionit për punën e komunës së Velesit.

“Tek të ardhurat ka një devijim të rëndësishëm në lidhje me tatimin e trashëgimisë, taksën për rregullimin e tokës ndërtimore, të ardhurat nga shitja e tokës … tek shpenzimet më i rëndësishëm është devijimi tek shpenzimet kapitale të realizuara me vetëm 23.88% dhe për përfitimet sociale vetëm me 8.08%. Edhe pas ribalancimit, nuk janë tejkaluar kushtet e mospërputhjes”, thuhet në raportin e revizionit. 

Pishina e qytetit është dhënë me qira – qiramarrësi për vite nuk ka arritur t’i shlyejë detyrimet për të cilat është aplikuar një hipotekë për banesën për arkëtimin e kërkesave. Janë planifikuar të ardhura 154,000 nga taksa për pastërtinë publike dhe në këtë bazë nuk janë paguar paratë në arkë, por janë pjesë e gjetjeve në raportin e revizionit cili ka nën thjerrë funksionimin e komunës së Velesit.

“Pas vendosjes së bilbordeve dhe tabelave reklamuese në qytetin e Velesit, kontrata e lidhur nga viti 2010 nuk është respektuar, për shkak të të cilave është bërë grumbullimi me forcë i një pjese të kërkesave përmes agjentit përmbarues. Pas shpalljes së vitit 2015, edhe pse është përzgjedhur i njëjti përfitues nga viti 2010, nuk është nënshkruar kontratë dhe i njëjti i ka përdorur bilbordet dhe tabelat reklamuese, nuk i ka paguar  komunës, e cila ka faturuar vetëm një pjesë të kërkesave, vetëm në bazë të shpenzimeve komunale të tatimeve dhe energjisë elektrike”- theksojnë revizorët, njofton Portalb.mk.

Të dhënat e departamentit të taksave tregojnë një kërkesë mbi tatimin në pronë në vlerë prej 900 000 euro dhe në regjistrat kontabël ky borxh regjistrohet në nivelin 455 000 euro. Dallimet e tilla të mëdha në zbulimin e kërkesave janë të regjistruara në tatimin mbi shitjen, taksën e trashëgimisë dhe taksën komunale.

Komuna e Velesit paditet nga dy kompani dhe njëzet e gjashtë persona fizikë për një shumë të përgjithshme prej rreth 200 000 eurosh dhe komuna është si paditëse kundër tre kompanive dhe kërkon një shumë prej 45 000 euro. Të gjeturat e revizionit i referohen punës së komunës së Velesit në vitin 2017, kur kryebashkiak i atëhershëm ka qenë Slavço Çadiev dhe tre muajt e fundit në krye të komunës ishte Ace Koçevski.

Janë paguar shuma aforfe (paushalle) për shërbime avokatie, më shumë punësime të përkohshme se sa të rregullta

Mungesë të dokumenteve të kontabilitetit të besueshme dhe të plota për ndryshimet financiare dhe transaksionet, dokumente të paaprovuara nga kryetari i komunës ose personi tjetër i autorizuar, prokurimet pa prokurimet publike, investimet kapitale të paregjistruara – janë pjesë e gjetjeve të vërtetuara në operacionet financiare të komunës së Çeshinovës.

“Nuk është ofruar asnjë dokumentacion adekuat mbështetës për pagesën e fondeve për lloje të caktuara të shpenzimeve, siç janë: shpenzimet për karburante të shpenzuara, shpenzimet për materiale të tjera – shërbimet ligjore, riparimi i automjeteve, shërbimet e tjera kontraktuale, shërbimet e konsulencës. Janë paguar mjete për personat me punësim të përkohshëm për punë administrative, numri i të cilave tejkalon numrin e punonjësve të rregullt në komunë pa bërë asnjë analizë në bazë të së cilave do të përcaktohet nevoja e vërtetë për angazhimin e tyre”- deklarojnë revizorët dhe është konstatuar se çdo muaj është pagua një shumë aforfe (paushall) prej 2.600 euro  për shërbimet e avokatëve pa përcaktuar nevojën për atë.

“Janë paguar mjete për shërbimet e avokatit pa përcaktuar nevojën për të punësuar një avokat me një shumë të përgjithshme prej 161,000 denarë në muaj për një periudhë të vazhdueshme prej tre vjetësh, si dhe pa dhënë dëshmi për shërbimin e dhënë” – shkruajnë revizorët.

LEXO: ANALIZË: Mospagesë e tatimeve, llogaritje e gabuar e rrogave – revizioni në komunën e Haraçinës

“Revizioni ka vërejtur se nuk janë regjistruar detyrime e listës së pagave, ka mungesë regjistrimit të investimeve në vazhdim, për huatë afatgjata nuk janë regjistruar detyrimet afatshkurtra që janë për t’u paguar në vitin aktual, amortizimi i aktiveve afatgjata është llogaritur gabimisht … “- konstatojnë revizorët, njofton Portalb.mk.

Pasqyrat financiare të cilat janë nën thjerrë nga revizorët kanë të bëjnë me vitin 2017, ku deri në nëntor kryetar i komunës ishte Goranço Panovski dhe nga nëntori në krye të komunës qëndron Goran Stojanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button