Hungaria synon së shpejti të pranojë gazin nga Rrjedha Turke

Hungaria ka shprehur synim të fuqishëm për t’u siguruar që gazin me të cilin planifikohet të furnizohet Evropa nëpërmjet vijës tranzitore të gazsjellësit “Rrjedha Turke” (TurkStream) do të mund ta pranojë në kohë sa më të shkurtër, njoftoi kompania ruse e energjisë Gazprom, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania tha se një takim pune mes Alexey Miller, kryetarit të Gazprom-it, dhe Peter Szijjarto, ministrit të Jashtëm të Hungarisë, u mbajt në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të sivjetmë në Shën Petersburg, të organizuar në periudhën 6-8 qershor.

Sipas Gazprom-it, pjesëmarrësit në këtë takim shqyrtuan çështjet aktuale dhe prospektet e bashkëpunimit të tyre, pjesërisht duke u fokusuar në furnizimin me gaz.

“Është vërejtur se furnizimet e Gazprom-it në Hungari nga 1 janari deri më 5 qershor të vitit 2019 ishin gjithsej 4,3 miliardë metra kub gaz, me rritje prej 57,5 për qind kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2018. Përveç sasive të kontraktuara, Hungaria bleu nga Gazprom-i edhe 2 miliardë metra kub gaz, të cilat do t’i dorëzohen në vitin 2019”, thonë nga Gazprom.

Në vitin 2018, Gazprom-i furnizoi Hungarinë me 7,6 miliardë metra kub gaz, një rritje prej 9,3 për qind (7 miliardë metra kub) nga viti 2017.

Tubacioni i gazit natyror “Rrjedha Turke” ka një kapacitet total prej 31,5 miliardë metra kub, nga të cilat linja e parë do të ketë kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub gaz nga Rusia për konsumatorët turq. Linja e dytë do të transferojë 15,75 miliardë metra kub gaz në Evropë nëpërmjet Turqisë.

Linja e dytë e projektit për të transferuar gazin rus në Evropë pritet të kalojë përmes Turqisë, Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button