Ciprasi sot do ta dorëzojë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit të Greqisë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot do ta dorëzojë kërkesën për shpërbërje të Kuvendit të Greqisë dhe me këtë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Cipras javën e kaluar njoftoi se zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor 2019, ndërkaq gjatë ditës së sotme do ta prezantojë edhe programin zgjedhor të partisë së deritashme qeverisëse, SIRIZA.

Përndryshe, dje gazeta greke “Katimerini” tha se, Shkupi nuk po brengoset se do ta humb mikun e saj, Aleksis Cipras, për siç thotë ajo, sepse me Qeverinë e Greqisë do të udhëheqë partia Demokracia e Re, e cila publikisht ka kundërshtuar arritjen e Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ndryshe, shkuarja e Greqisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, u paralajmërua nga Ciprasi fill pasi dolën rezultate e Parlamentit Evropian, dhe SIRIZA pësoi një disfatë për 10 për qind karshi partisë, Demokracia e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button