Palmeri pas takimit me Vuçiqin: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën e vënë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij ajo është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Ai ka thënë se Uashingtoni kërkon heqjen e kësaj tarife, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Është shumë me rendësi që dialogu të vazhdojë, sepse hapë rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Palmer.

“Shohim se taksat janë pengesë për këtë, prandaj ne duam që ato të hiqen në mënyrë që t’iu mundësohet të dy planëve që të kthehen në dialog”, ka thënë Palmer.

Zyrtari amerikan ka thënë se Samiti i Pairisit që është caktuar të mbahet me 1 korrik do të jetë konstruktiv dhe do t’i çojë “Prishtinën dhe Beogradin drejt marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve”.

SHBA, ka thënë ai, përkrah partnerët evropianë në atë që po bëjnë për të lehtësuar dialogun dhe se i përkrahin përshpejtimin e negociatave në këtë proces në mënyrë që të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO: Gjuriq: Vuçiqi do t’i tregojë Palmer-it për shkeljet e Prishtinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button