U anulua seanca e Komisionit – duhej të diskutohet propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë

Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) e ka anuluar seancën e cila duhej të mbahej sot, me rend dite diskutimin e propozim-Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave 2020, transmeton Portalb.mk.

Zyrtarisht ende nuk është treguar arsyeja e anulimit të seancës, por vjen një ditë pas pasi që partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja kërcënoi për bojkotim të procesit të regjistrimit të popullsisë që parashihet të mbahet në vitin 2020, për arsye siç thanë ata se, përshpejtimi i këtillë në procedura për miratimin e këtij teksti, pa u lënë kohë shtesë për diskutim, lë hapësirë për dyshim për përmbajtjen dhe qëllimet e vërteta të kryeministri të RMV-së, Zoran Zaev.

Përndryshe, siç njoftuan ditë më parë nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), regjistrimi i popullatës do të zbatohet prej më 1 deri më 21 prill të vitit 2020. Sipas drejtorit të ESHS-së, Apostoll Simovski, procedura do të jetë e kombinuar, nëpërmjet rrugës elektronike dhe me regjistrim në terren, për çka do të ndahen 8.5 milionë euro nga buxheti shtetëror. Personat që ndodhen në diasporë do të regjistrohen vetëm nëpërmjet rrugës elektronike, që do të thotë se nuk do të ndahen mjete që të dërgohen regjistrues jashtë vendit

Njëjtë sikur në vitin 2011, edhe ky regjistrim t’i ketë të gjitha kolona për përkatësi etnike, kulturore, arsimore dhe demografike. Sipas planit operativ të Entit për Statistikë, rezultatet përfundimtare nga regjistrimi do të priten në shtator të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button