Dita e fundit e vitit shkollor në RMV, prej nesër fillon pushimi veror

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot është dita e fundit e vitit shkollor, ndërkaq prej nesër do të fillojë pushimi veror. Kjo vlen për të gjitha shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.

Prej nesër, në pushim veror do të jenë 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe filloristë.

Brengat arsimore do të vazhdojnë edhe pas ditës së sotme, për semimaturantët, gjatë regjistrimit në shkollat e mesme që do të mbahen, afati i parë më 17 dhe 18 qershor dhe afati i dytë më 24 dhe 25 qershor.

Për konkursin e sivjetmë, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) janë 35.690 vende për regjistrim në shkolla të mesme.

Edhe për një pjesë të maturantëve ka ende obligime arsimore, pasi që për disa prej tyre është provimi esktern në lëndën e biznesit, e historisë, e biologjisë, e filozofisë, e kimisë, e estetikës dhe sociologjisë, kurse më 13 qershor është provimi në lënën e matematikës.

Pasi të kalojnë me sukses provimin ekstern, maturantët do të mund të regjistrohen në institucione të arsimit të lartë gjatë muajit gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button