Lopezi nis turneun për 50-vjetorin e lindjes, ngjitet në skenë me vajzën (VIDEO)

Jennifer Lopez nisi turneu “It’s My Party: The Live Celebration” në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në “The Forum” në Los Angeles mbrëmjen e së premtes, njofton Ora News.

Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.

Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.

Lopez dhe Emme performuan këngën “Limitless” nga filmi i saj “Second Act” ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.

Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në rrjetet sociale.

Megjithatë aftësitë vokale të Emmes nuk ishin befasi. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar “If I Ain’t Got You” të Alicia Keys.

 

View this post on Instagram

 

I can’t take it! #Emme #Limitless #ProudMama #JLoItsMyParty

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button