Ollbrajt do të merr pjesë në festën e përvjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë

Ish sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Medlin Ollbrajt do të merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë e cila do të mbahet në Prishtinë të mërkurën e ardhshme më 12 qershor.

Organizatorët e festës, Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit, ka paralajmëruar se Ollbrajt në tubimin në sheshin “Skënderbeu” në qendër të kryeqytetit të Kosovës do të ketë fjalim të vetin.

Në komunikatën e sotme të Këshillit, siç ka lajmëruar korrespondenti i MIA-s në Prishtinë, thuhet se “Kosova e shënon këtë datë historike bashkë me aleatët e saj, me të cilët i ndanë vlerat për paqe, liri dhe demokraci”.

Medlin Ollbrajt si sekretare shtetërore, bashkë me ish presidentin amerikan Bill Klinton dhe disa liderë perëndimor, kanë qenë figurat kryesore të intervenimit të NATO-s në Kosovë në RS Jugosllavi në vitin 1999. Pas 78 ditësh fushatë ajrore, më 9 qershor të të njëjtit vit në Kumanovë është nënshkruar marrëveshje ushtarake- teknike mes NATO-s dhe ushtrisë jugosllave dhe policisë, ndërsa tre ditë më vonë forca këmbësorike të Aleancës hynë në Kosovë dhe e vendosin misionin ndërkombëtar ushtarak KFOR. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button