ASH-ja për shifrat e Qeverisë për papunësinë: Pushoni së lari kokën me akull qytetarëve

Partia opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka dërguar kritika deri funksionarëve ekonomik të Qeverisë së RMV-së, sepse po manipuloјnë me shifra të parealta kur po deklarohen për shkallën e papunësisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, nuk kemi ulje të papunësisë, siç aludojnë nga Qeveria, por kemi paraqitje të punëtorëve në ent që nga dita e parë e punës dhe migrim të të rinjve jashtë RMV-së.

“Sipas Entit Shtetëror për Statistika të RMV-së, nga 2018/I gjer në 2019/I, shkalla e punësimit shënon rritje për 2,3%, kjo për shkak se migrimi i punëtorëve ka detyruar punëdhënësit që në sigurim ti paraqesin punëtorët që nga dita e parë e punësimit, duke bërë që të rritet punësimi legal e jo për shkak të ndonjë mase qeveritare për rritje të punësimit. Ndërsa nga 2018/I gjer në 2019/I shkalla e papunësisë ka rënë për 3,8%. Pra, punësimi rritet për 2,3% ndërsa papunësia zvogëlohet për 3,8%. Ku janë 1,5% e qytetarëve të cilët nuk janë te shifrat e të punësuarve por që ndikojnë në uljen e shkallës së papunësisë. Nga kjo përqindje e qytetarëve që i shfrytëzoni që dështimin ta shitni si arritje, 1 753 janë nga kategoria me shkollim universitar. Kjo pasi, nga kjo kategoria në të njëjtën periudhë janë punësuar 4 710 persona, ndërsa të papunësuar edhe më tej mbeten 35 642 persona me shkollim universitar. Nëse për një vit vetëm 4 710 persona me shkollim universitar janë punësuar ndërsa papunësia për këtë kategori qytetarësh ka renë nga 42 105 persona në 35 642. Po për çdo vit po nga aq qytetarë me shkollim universitar?!”, thuhet ndër të tjerash nga ASH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button