Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi sot se shteti i tij mbështet zgjidhjen me dy shteteve për dhënien fund të konfliktit izraelito-palestinez, teksa Shtetet e Bashkuara pritet që të publikojnë një plan për paqe për këtë çështje, njofton REL.

“Ne ende mbështesim zgjidhjen me dy shtete përmes negociatave, si e vetmja zgjidhje”, tha Maas, gjatë konferencës për media në Aman të Jordanisë, ku po qëndron në vizitë zyrtare, raporton AFP.

Uashingtoni po përgatit një plan, të cilin pritet ta prezantojë në një konferencë në Bahrejn më vonë gjatë këtij muaji. Në këtë konferencë thuhet se do të prezantohen aspektet ekonomike, megjithatë ende nuk janë të qartë se kur do të publikohen detajet politike të kësaj marrëveshjeje për paqe.

Palestinezët tashmë e kanë refuzuar këtë plan, duke theksuar se me veprimet e tij, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka treguar se nuk është i paanshëm lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.

“Ne dhe Gjermania jemi pajtuar se ideja e krijimit të dy shteteve është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund konfliktit”, tha ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi.

Izraeli ka okupuar Bregun Perëndimor më 1967, në Luftën Gjashtëditore dhe ka ndërtuar vendbanime në këtë territor, të cilin palestinezët thonë se do të jetë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button