fbpx

Gjykata e rrëzoi nga pushteti presidentin e Moldavisë

Një gjykatë e Moldavisë e ka liruar nga detyra presidentin e deritashëm të këtij shteti, Igor Dodon. Ky vendim e thellon krizën e mosmarrëveshjes mes partive politike për formimin e qeverisë së re pas disa muajve të bllokadës.

Pasardhësi i tij, ish-kryeministri Pavel Filip, i shpalli menjëherë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen në shtator, ndërsa mijëra përkrahës të partisë së tij u mblodhën në një tubim në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau.

Kjo krizë mund të sjellë më shumë mungesë të stabiliteti në njërin nga shtetet më të vogla dhe më të varfra të Evropës, në të cilin jetojnë 3.5 milion banorë. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe standardi i ulët i jetesës i kanë detyruar shumë qytetarë të këtij vendi të imigrojnë në Rusi dhe në shtete tjera evropiane.

Partia Socialiste e Dodonit të shtunën njoftoi se do ta formojë koalicionin qeveritar me bllokun ACUM, i cili është përkrahës i Bashkimit Evropian. Ai tha se gjykata nuk është e pavarur politikisht dhe i akuzoi demokratët se i janë ngjitur pushtetit. Dodon gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë në këtë situatë.

Ai shtoi: “Qytetarët moldavë me qëndrime të ndryshme për politikën e brendshme dhe të jashtme mund të bashkohen për hir të një qëllimi të përbashkët. Ky qëllim është çlirimi i Republikës së Moldavisë nga regjimi kriminal dhe diktatorial”, shkruan “Reuters”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close