Tifozët polakë u gjobitën me nga 150 euro, nuk iu ndalua hyrja në RMV

Tifozët polakë kanë fituar gjoba në vlerë prej 150 euro për shkak të përleshjes ndërmjet vete në Parkun e Qytetit të Shkupit. U arrestuan 223 tifozë, kurse gjoba është shqiptuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, transmeton Portalb.mk.

“Më shumë tifozë janë gjobitur me nga 150 euro. Pasaportat u janë marrë derisa nuk e paguajnë gjobën, dhe më pas u janë kthyer. Bëhet fjalë për shtetas të huaj të padënuar në shtet dhe ajo u mor parasysh për lehtësim të situatës. Për këto vepra nuk jepet ndalesë për hyrje në shtet”, njoftuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

LEXO: 223 tifozë polak në mëngjes u dërguan para gjykatësit për kundërvajtje

Përndryshe, tifozët polakë, të cilët u ndaluan nga policia në Parkun e Qytetit, dje në mëngjes janë dërguar para gjykatësit për kundërvajtje. Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme, pas përleshjes në Parkun e Qytetit ndërmjet një grupi më të madh tifozësh, janë ndaluar 223 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button