“Shtëpia e Gjetheve” – të përjetosh ndjesinë e të qenit i përgjuar nga regjimi i Enver Hoxhës (FOTO)

Më 25 maj 2019 u bënë dy vjet që “Shtëpia e Gjetheve” është hapur për vizitorët, dhe duke e pasur rolin e një muzeu, në të cilin qëndron arkivi i të përgjuarve, të burgosurve dhe të ekzekutuarve në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, disa dhoma të cilat mbanin përshkrimin “Kjo dhomë është e përgjuar”, për një minutë të bënin të përjetosh ndjesinë e të qenit i përgjuar edhe sot, transmeton Portalb.mk.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Pak metra larg qendrës së Tiranës, përballë Katedrales Ortodokse, nga jashtë dukej një shtëpi e thjeshtë, që nga emri mendojë se do të jetë një objekt rekreacioni apo edhe turizmi, megjithatë, emri kishte një simbolikë tjetër. Kishte marrë emrin ashtu, sepse në oborrin e saj rritej druri, gjethet e së cilës vareshin mureve të shtëpisë, që tash kishte rolin e muzeut dhe ishte nën menaxhim nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Në oborr ende qëndronin dy instalacione, që po e vendose veshin në vrimat e tyre, shumë qartë akumuloheshin zërat e qytetarëve, ku në murin përball tyre shkruante mbishkrimi: “Ajo çfarë qyteti u tregon dëgjuesve”.

Katedralja Ortodokse nga “Shtëpia e Gjetheve”
Katedralja Ortodokse nga “Shtëpia e Gjetheve”

Vjetërsia e objektit, fotografitë e vendosura mureve, dekrete të nënshkruara gjatë kohës së Enver Hoxhës, rroba, këpucë, kapela të njerëzve, ishin vetëm disa nga simbolet të cilat karakterizonin nivelin e cenimit të privatësisë gjatë përgjimit.

Por nuk kishte mbetur vetëm në nivel përgjimi, ndjekja kishte shkuar dhe në instanca gjyqësore, sa te mure të një dhome, fund e krye, me një format shumë të vogël shkronjash ishin mbuluar me emra njerëzish të burgosur politik. Përball këtyre mureve, qëndronte një mur i tërë poashtu i mbuluar me emra njerëzish, që sigurisht këta e kishin paguar me jetë përndjekjen politike. Ishin të ekzekutuar politikë.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Disa dhoma më tej ti mund të shihej aparaturë me të cilën ishte kryer përgjimi, ndërkaq fill pasi mendoje se gjithçka mbaroi, dhe ne do të liroheshim nga ndjesia e të qenit i përgjuar, u shfaq “Dhoma e ndejës”. Ashtu edhe siç e kishte emrin, kjo dhomë ndryshe nga të tjerat që i kaluam më herët, ngjante në një dhomë ndeje.

“Kështu kanë qenë dhomat  e ndejës në kohën e komunizmit. Ja me një divan të vogël, me karrige prej druri në të cilat zakonisht janë ulur më të moshuarit, e kurse ne të rinjtë jemi ulur dyshemeve në dysheme. Por e veçantë ka qenë se pothuajse të gjitha dhomat kishin kështu shumë dritë”, tha njëra nga vizitoret e moshuara.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Personit të cilit i dëgjohej zëri derisa fliste, ishte u ulur pikërisht në karriget prej druri, rreth tij qëndronin dhjetëra të rinj, disa në telefona e disa të tjerë me sy dhe veshë drejtuar drejt tij, derisa dëgjonin përjetimet e tij si i burgosur dhe i internuar politik. Bëhet fjalë për Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vite internim gjatë regjimit komunist.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

“Po të dini ju vetëm 1 të qindtën e atyre që është bërë në Shqipëri në kohën e komunizmit. Për fat të mirë, nga 20 mijë të burgosur politik, disa shpëtuam të gjallë, ndër ta edhe unë. Unë thirrem një herë në javë këtu që t’ju flas nxënësve të shkollave të Tiranës për komunizmin. Dhe ja sot ishte ajo ditë. Lirgjerata zakonisht zgjat një orë e një çerek”, tha Kostreci.

Portalb: Çfarë u ligjëron nxënësve?

Kosteci: Që nga origjina e komunizmit, ku konsiston si doktrinë, si paraqitet, çfarë bën kur hynë në fuqi dhe pasojat”.

Portalb: Me çfarë do ta krahasoje komunizmin?

Kostreci: Më e keqe se komunizmi nuk ka në dynja. Përball saj murtaja është lule. Komunizmi ishte më i keq edhe se murtaja e kolera. Të hante për së gjalli.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Në formën e transformuar, “Shtëpia e Gjetheve” përmban në vete 8 sektore:
1. Sektori 1 – Çimka dhe krijesa të tjera;
2. Sektori 2 – Mikrofonat e gjallë;
3. Sektori 3 – Ç’ështe armiku?;
4. Sektori 4 – Armiku i jashtëm;
5. Sektori 5 – Ndërmjetësia;
6. Sektori 6 – Jeta e përditshme;
7. Sektori 7 – Zëra nga e kaluara;
8. Sektori 8 – Panoptikon – panakustikon dhe
9. Sektori i fundit – E kaluara e pakryer.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Ndërtuar në vitin 1931, ajo fillimisht ka shërbyer si një klinikë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit (Policia politike) e përdorur për hetime. Nga viti 1950, ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Nga viti 1950, ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Ortodokse, pranë sheshit “Skënderbej” dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë.

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Në qendër të idesë për transformimin e kësaj shtëpie në muze është shfaqja në formën pars pro toto të kontrollit totalitar dhe kudondodhjes së tij në një formë origjinale, nëpërmjet përgjimeve dhe spiunimeve elektronike nga vendi ku ato kryheshin.

Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksioneve të seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu përshkruan fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete. Një nga hapësirat e muzeut u dedikohet përgjuesve – mikrofonave të fshehur. Një hapësirë është për “Mikrofonat e gjallë”, informatorët. Një hapësirë e tretë i dedikohet paradigmës së “Armikut” (objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranojak, si dhe gjithëpërfshirjes së tij që e bënte të domosdoshëm gjithëpërfshirjen e përgjimit.

“Shtëpia e Gjetheve”

“Shtëpia e Gjetheve”

“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”
“Shtëpia e Gjetheve”

Edhe një dëshmi e historisë së regjimit të Enver Hoxhës – Bunk’art

"Bunk'art 2"
“Bunk’art 2”

Qindra metra larg “Shtëpisë së Gjetheve”, ishte edhe një monument historik i ashtuquajtur “Bunk’art”.

Projekti “BUNK’ART” ka filluar në nëntor të vitit 2014. Në të shfaqen ekspozita video muzeale e ngritur brenda bunkerit atomike të diktatorit Enver Hoxha. Në vitin 2016-të u hap edhe  BUNK’ART 2. Ndërkohë që BUNK’ART 1 i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit, BUNK’ART 2 rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit, policia politike që ishte armë e ashpër persekutimi e përdorur nga regjimi i Enver Hoxhës.

"Bunk'art 2"
“Bunk’art 2”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button