Gjukanoviq: KOS-i në Mal të Zi në mbrojtje të Serbisë së madhe, Kisha autoqefale malazeze do të ripërtërihet

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në Mal të Zi dha ka shtuar se do ta ripërtërijë Kishën Ortodokse të Malit të Zi pa marrë para sysh nëse i pëlqen dikujt kjo ose jo, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se KOS në Mal të Zi po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në të cilën ajo beson, ndërsa ka theksuar se “tregimi i saj për argjipeshkvitë përtej kufijve është në kundërshtim me parimet bazë të organizatës ortodokse kudo nëpër botë”.

“KOS-i mendon se Mali i Zi gabimisht është bërë i pavarur dhe se me kohë do të merret vesh gabimi e do të kuptohet nevoja për t’u nisur ndërtimi i Serbisë së madhe. Ne duhet, natyrisht me ekzistencën tonë, vendosmërinë dhe vizionin t’i themi se nga ajo nuk ka asgjë”, citon n1 të ketë thënë Gjukanoviq.

Ka shtuar se Mali i Zi është i pagjunjëzuar për ndërtimin e një shoqërie multietnike, por ka theksuar se ka mbetur edhe një hap i rëndësishëm me të cilin do të ndreqet padrejtësia e madhe që i është bërë Malit të Zi në fillim të shekullit 20-të, e ajo është përtëritja e Kishës autoqefale ortodokse të Malit të Zi (KOMZ).

Gjukanoviq ka përfunduar se Mali i Zi bashkëkohor nuk do të lejojë të jetojë nën diktatin e një organizate fetare e cila përfaqëson reliktin e të kaluarës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button