Euro 2020: Turqia mund Francën, fitojnë Italia dhe Gjermania

Eliminatoret europiane të futbollit rezervuan një surprizë të hidhur për kampionët e botës në futboll. Franca u nënshtrua 2-0 nga Turqia në transfertën e kësaj fundjave duke komplikuar fatet e kualifikimit në turneun kontinental pasi tani është e dyta me Islandën, në grupin H ku bën pjesë edhe Shqipëria, njofton TCH.

Vetëm 30 minuta mbretëroi baraspesha në stadiumin e qytetit të Konia, pasi në një zbritje të rrezikshme në sulm, vendasit morën epërsinë me goditjen e saktë me kokë nga Kan. Asgjë për të bërë në këtë rast portieri Loris. Por transalpinët vuajtën një tjetër gol pa shkuar në pushim, kur një gabim në prapavijë solli dhe aksionin që u finalizua mjeshtërisht nga talentin Xhengiz Ynder. Me këtë sukses të merituar, Turqia kryeson grupin H me pikë të plota.

Italia e mbajti veten në të njëjtën pozitë me fitoren e 3 në po kaq ndeshje. Përballë një transferte që pritej e vështirë në stadiumin Olimpik të Athinës, skuadra mike prevaloi lehtësisht 3-0. Barela, Insinje, dhe mbrojtësi Bonuçi shënuan në portën e helenëve, gjithcka kjo në fraksionin e parë të lojës.

Gjermania fitoi 2-0 në Borisov Arena në një 90 minutësh ku nuk rrezikoi ndaj Bjellorusisë. Golat e Leroi Sane’ dhe Marko Rojs ishin mjaftueshëm për fitoren e dytë në po kaq ndeshje, por jo aq sa për të marrë vendin e parë për shkak të suksesit më herët, të Irlandës së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button