Gjykata e Strasburgut solli vendim në favor të Luben Paunovskit, por për një pjesë të lëndës,

Në prill të 2017-s, Luben Paunovski u dënuar me tre vjet e gjysmë burg për përvetësim të mbi 1.5 milionë eurove gjatë vitit 2001 dhe keqpërdorim të autorizimin dhe pozitës zyrtare në gjatë rastit të 2001-shit. Sipas aktakuzës, Ministria e Mbrojtjes në atë kohë, nëpërmjet dy marrëveshjeve me firmë të kushërinjve të tij, Maqedonia e Veriut u dëmtua për tre milionë atëherë marka gjermane, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata e Strasburgut javën e kaluar ka sjellë vendim dhe aktgjykim në favor të gjykatësit të lustruar prej Kërçove, Dragi Billevski.

Kishte lëshime në prezumimin e pafajësisë, nuk ka pasur kohë për veprim të palës mbrojtëse dhe mospranimi i dëshmitarëve. Gjykata në bazë të dëmit të konstatuar, ka sjellë vendim për kompensim të dëmit në vlerë prej 900 eurosh, dhe 800 euro për mbulim të shpenzimeve gjyqësore.

Për këtë rast në rrjedhë është edhe lënda e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) nën emrin “I Fuqishmi”, kundër Antonio Milloshoskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button