Aksident trafiku në Nigeri, 18 të vdekur

Së paku 19 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në Nigeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugën që lidh qytetin Ondo me kryeqytetin Abuja u përplasën një autobus dhe kamion.

Zëdhënësi i policisë në krahinën Ondo, Femi Joseph, njoftoi se pas përplasjes së drejtpërdrejtë në autobus shpërtheu edhe zjarr.

Sipas informacioneve të para, në aksident humbën jetën së paku 19 pasagjerë, ndërsa disa të tjerë u lënduan.

Në mesin e të lënduarve ka shumë në rrezik për jetën, ndërsa është ngritur hetim për shkaqet e fatkeqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button