Zgjedhje presidenciale në Kazakistan

Kazakët të dielën në mëngjes filluan të hedhin votën e tyre në zgjedhjet presidenciale të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kazakistanit deri në ora 10:00 sipas kohës lokale, 12.8 për qind e 11.9 milionë votuesve kanë votuar deri tani.

Vendet e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Presidenti në detyrë, Kassym-Jomart Tokayev, tha se “populli kazak do të votojë për të ardhmen e vendit të vet”.

Pas votimit, ish-presidenti shumëvjeçarë Nursultan Nazarbayev tha se një brez i ri do të vijë me mendime të reja dhe ata do të çojnë Kazakistanin në lartësi të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button