Veliaj në një linjë me Ramën: Na ndajnë 22 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit

Sikurse kryeministri Edi Rama edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni, Erion Veliaj nuk e ka mirëpritur vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit, si datë zyrtare të zgjedhjeve vendore.

Në një postim në facebook, Veliaj shkruan se Shqipërinë e ndajnë vetëm 22 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas Veliajt në 30 qershor Tirana do të zgjedhë ose punën ose dhunën.

Postimi i plotë:

“Edhe 22 ditë! Në 30 Qershor Tirana vendos 2, punën ose dhunën, 30 vitet e shkuara ose 30 vitet e ardhshme! FORCA!” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button