Gjykata për krimet serbe; Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për këtë, burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile.Loxha thotë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale, transmeton gazeta KOHA.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kroacisë, nëse deri tani ka gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button