Kitanov: Paratë nga taksat rrugore i përdorim për infrastrukturë, e jo për shelgje

Shumat që duhet të paguhen për taksë rrugore në akset e sapondërtuara të autostradave tash më disa ditë janë temë e analizës, por edhe e reagimeve të publikut. Çmimi i taksës rrugore në pikën e re në Demir Kapi – Smokvicë do të jetë më e larta në Maqedoni dhe do të jetë 100 denarë. Në anën tjetër, drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Zoran Kitanov insiston se taksat rrugore nuk shtrenjtohen.

– Dikush dëshiron prej kësaj të krijojë ngjarje ditore populliste dhe ka njerëz të angazhuar për të shkruar nëpër rrjetet sociale, nuk e di a është në rregull të them se nuk kanë lexuar për çka bëhet fjalë. S’ka asnjë rritje, ka ulje. Si ka ulje? Psa nja dhjetë ditë do t’i aktivizojmë pikat për pagesë elektronike në Korridorin 10. Secili që do të përdor kartelë, do të ketë bonus varësisht nga shuma. Kjo është në veçanti për automjete të rënda, për kamionë. Aty ka shuma të caktuara edhe deri më shtatë përqind. A e keni idenë sa është shtatë përqind, në nivel vjetor,  për dikë që ka 50 kamionë – pyeti Kitanov.

Sipas tij, është korrigjuar padrejtësia e 20-30 viteve të fundit ndaj motoçiklistëve.

– Pra ka zbritje. Çmimet tona janë bindshëm më të ulëtat në rajon. Një gjë është më e rëndësishme. Të gjitha këto objekte do të përfundojnë brenda disa vitesh, e mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore do të kushton rreth 100 milion euro. Paratë nga taksa rrugore i përdorim për këtë, për qytetarët, e jo për shelgje – deklaroi Kitanov.

Në të njëjtën vijë është edhe zëvendës kryetari i qeverisë Koço Angjushev, sipas të cilit fotografia e ka edhe anën e dytë, përkatësisht rrugët cilësore mund vetëm t’i kontribuojnë biznesit.

– Rrugën cilësore, është normale të kenë taksa rrugore. Taksat tona rrugore tona janë bindshëm në të ulëtat në rajon. Njëkohësisht transporti i mallrave nëpër Maqedoni është më i shkurti. Nëse bëhet fjalë për eksport, taksa rrugore nëpër vendet tjera janë shumë më të larta. Konsideroj se diskutimet e tilla janë të pabazuara – konsideron Angjushev.

Reagimet pas publikimit të çmimeve në pikat e reja për pagesë rrugore në Korridorin 10, si dhe ato që do të ndërtohen në autostradën Shtip – Milladinovci nuk shuhen. Në këtë aks është paraljmëruar që në dy pikat në Kadrifakovo dhe tek Shën Nikole do të paguhen nga 50 dhe nga 70 denarë, që bashkë me pikën në Milladinovci, shfrytëzimi ditor i autostradës së re do të kushton 360 denarë, që është për 120 denarë më tepër se udhëtimi në relacionin Shtip-Veles-Shkup dhe mbrapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button