Kjo është volejbollistja që rrëmbeu dje kurorën e ‘Miss Universe Albania’

Mbrëmjen e djeshme u organizua kompeticioni i rëndësishëm i bukurisë, “Miss Universe Albania 2019”! Në të morën pjesë shumë vajza që ishin përzgjedhur për të kaluar në pasarelë, por vetëm njëra prej tyre rrëmbeu kurorën e më të bukurisë së Shqipërisë, transmeton Classlifestyle.

Ajo quhet Cindy Marina dhe është një bukuroshe shqiptare e lindur në Amerikë. Me origjinë nga Shkodra, Cindy duket se nuk i ka harruar kurrë rrënjët e origjinës, ndaj vendosi të rikthehet për t’u bërë protagoniste në një konkurs bukurie, që e shpalli “Miss Universe Albania”. Ishte Trejsi Sejdini, miss-i i vjetshëm që i dorëzoi kurorën Cindy-t, e cila nuk i fshehu emocionet për asnjë moment.

Cindy Marina ka lindur më 18 korrik 1998 në Chicago të Illinoisit në SHBA. Ajo është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk e harroi origjinën e saj. Ndërkohë, talentin prej sportisteje e ka trashëguar nga e ëma, Kristina e cila në të kaluarën ka pasur një karrierë të gjatë si sportiste në Shqipëri dhe Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button