UNT-ja ende nuk e ka objektin e premtuar

Studentët të cilët para tre vitesh zgjodhën që të studiojnë në ndonjë drejtim të Universitetit Nënë Tereza, studimet tani pas tre vitesh po i përfundojnë këtu në ndërtesën e sindikatës së Maqedonisë për shkak se ende nuk ka filluar ndërtimi i objektit të UNT-së, siç ishte premtuar në themelim këtij Universitetit.

Fillimisht ndërtimi i objektit duhej të fillojë në qershor të vitit 2018, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak se u ndryshua lokacioni ku pritej të ndërtohej objektit i paraparë. Nga Ministria e Arsimit thonë se lokacioni i ri do të jetë në një vend më të përshtatshëm, në afërsi të vendit ku ishte paraparë që të ndërtohet më herët dhe se ndërtimi i objektit do të fillojë pas përfundimit të procedurës së planit detal urbanistik. Universiteti “Nënë Tereza” para 7 muajsh arriti marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes që të shfrytëzojë dy objekte në Kazermën e Ilindenit për zhvillimin e procesit akademik deri në ndërtimin e objektit të ri, transmeton Alsat M.

Rektori Aziz Pollozhani, një vit më parë kishte thënë se nuk dihet nëse ndryshimi i lokacionit për ndërtimin e objektit të ri do të ketë ose jo implikime financiare shtesë por se projekti bazë nuk pritet të ndryshojë.

Deri në çelës, i gjithë kompleksi universitar pritet të kushtojë rreth 25 milion euro, ndërsa vetëm projekti themelor ka kushtuar sa 3% e shumës së përgjithshme, mbi 700 mijë euro.  Pas përfundimit eventual të procedurave të shpronësimit dhe projektit themelorë, ndërtimi i objektit, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, pritet të zgjasë 3 deri në 5 vite.

Lexo më shumë:

‘Mjegull’ mbi objektin e UNT-së!

Kaloi gjysma e 2017-ës objekti i UNT-së ende askund!

Pollozhani thotë se brenda tre vjetëve do të jetë gati objekti i UNT-së

Objekti i USHKM vazhdon të ndërtohet, kurse ai i UNT i mbushur me mbeturina!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button