Mançevski: Të mos ketë sportele, qytetarët t’i pranojnë shërbimet në pajisjet e tyre mobile

Pjesa kyçe e reformës në administratën publike është që qytetarët t’i pranojnë shërbimet në pajisjet e tyre mobile, të mos ketë me sportele, konsideron ministri Damjan Mançevski.

Në intervistën e djeshme në Studio e Hapur (Otvoreno studio) në RTM bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren për punë dhe politikë sociale si dhe ministrin për shëndetësi, Milla Carovska dhe Venko Filipçe, Mançevski ka përsëritur që nga shtatori pagat në sektorin publik do të rriten për pesë përqind, tarnsmeton Nova Tv, përcjell Portalb.mk.

Paralajmëroi edhe se deri në fund të vitit do të definohet sistemi i administratës publike për t’u rregulluar, siç ka thënë, kaosi. Do të saktësohen ingerencat për të shmangur paralelizmin, disa institucione ndoshta do të bashkohen, kurse do të formohen edhe të reja.

-Qytetarët kanë të drejtë, administrata, veçanërisht punonjësit në sportele, është fytyra e shtetit. Po përpiqemi ta ndryshojmë atë imazh. Mirëpo, konsideroj që pjesa kyçe e reformës në administratën publike është që qytetarët t’i pranojnë shërbimet në pajisjet e tyre mobile, të mos ketë sportele, theksoi Mançevski.

Duke e komentuar numrin tepër të madh të punonjësve, Mançevski sugjeroi se administrata publike do të përballet me mungesë kuadri, veçanërisht në pjesën e reformave dhe me fillimin e negociatave.

Në këtë kontekst u ndërlidh edhe kryeministri Zaev. Ai tha se nga aspekti njerëzor, askush nuk është i gatshëm, as nuk dëshiron t’i largojë nga puna njerëzit nga administrata publike pa u siguruar ardhmëri më parë. Ndërkohë, në lidhje me punësimin e fëmijëve të funksionarëve nuk guxon të ketë vërejtje nëse procedura është e rregullt. Edhe atyre duhet t’u ofrohet mundësi e barabartë të konkurrojnë diku dhe të punësohen, por procesi dhe tërë procedura duhet të jenë transparente, publiku duhet ta dijë se ata i plotësojnë kriteret e duhura dhe se janë në vendin adekuat të punës. Nuk guxon, shtoi ai, që ata të trajtohen sikur të jenë të qytetarë të “rendit të dytë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button