Zaev: Në vjeshtë fillojmë me ndërtimin e Qendrës së re klinike

Në diskutimin për ndryshimet që çojnë drejt shërbimeve shëndetësore më cilësore, në emisionin “Dy vite Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve” në RTVM, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka informuar se projekti me të gjitha detajet për Qendrën e re klinike ka mbaruar, ndërsa ndërtimi do të fillon në vjeshtë në komunën Gjorçe Petrov, ku këto ditë kanë filluar punët kadastrale për rregullim të lokacionit, transmeton Nova Tv, përcjell Portalb.mk.

“Në vjeshtë do të fillon rregullimi i terrenit, e më pas edhe faza e parë e ndërtimit, furnizimit dhe trajnimit të punonjësve për të qenë të përgatitur të punojnë me aparaturën më bashkëkohore që do të instalohet atje në fazën e fundit”, tha kryeministri Zaev.

Qendra e re klinike do të jetë ultramoderne, sikur ato në qendrat e mëdha evropiane, e këtë e garanton edhe vlerësimi i mirë për fizibiliti studimin që e ka hartuar ministria e Austrisë për teknologji.

“Së shpejti do të jemi gati për të dalë para financuesve potencialë të huaj për realizimin e këtij mega projekti. Do të jetë një institucion për shërbime komplekse shëndetësore”, ka thënë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai ka shtuar se në ndërkohë do të bëhet vlerësim gjithëpërfshirës i sistemit shëndetësor për t’u bërë përforcim i qendrave rajonale dhe të ndërpritet udhëzimi i pabazuar i numrit të madh të rasteve në klinikat universitare.

“Për atë qëllim vëmendje edhe më të madhe do t’u kushtojmë mundësive për partneritet privat publik për të shfrytëzuar resurset plotësuese, financiare apo profesionale. Janë modele të vendeve të përparuara. Për shembull, s’ka nevojë të ngarkohemi me borxh për pajisje të shtrenjtë kur e njëjta ajo pajisje gjendet në ndonjë institucion privat, ndërsa do të paguajmë vetëm për shërbimin për të cilin edhe ashtu jemi duke paguar. Ky shpenzim nuk është në kurriz pacientëve. Është i njëjti shpenzim, i cili edhe tani paguhet për shërbimin e realizuar shëndetësor. Ne e paguajmë çmimin referues, për shërbim shumë më cilësor për nevojat shëndetësore të qytetarëve tanë”, plotësoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button