Shkupi mes datës për negociata me BE-në dhe zgjedhjeve të parakohshme

Paralajmërimi i kryeministrit Zoran Zaev për rënien e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk hapennegociatat me Bashkimin Evropianpër anëtarësim, sipas njohësve të çështjeve politike, nënkupton fytjen e Maqedonisë së Veriut në një krizë të re politike.

Zgjedhjet, sipas analistit, Petar Arsovski do t’i shërbenin Zaevit për të parë nëse ka ose jo mbështetjen e qytetarëve, transmeton REL.

“Është e vërtetë se Maqedonia (e Veriut) po hyn në tensione apo krizë të re politike nëse data për negociatat jepet të paktën në korrik. Qeveria mund të bie pasi Zaev mund të humbë shumicën në Kuvend. Ai fillimisht kishte më pak deputetë se VMRO-ja dhe shumicën arriti ta sigurojë për shkak të premtimeve për procesin integrues. Ka tetë deputetë që u shkëputën nga VMRO-ja, por edhe deputet të tjerë të cilët mund t’i largohen për shkak të dështimit për çeljen e negociatave me BE-në. Veç kësaj, Zaev do të tentojë që të sigurojë një mbështetje të re për kursin që po ndjek, që të paktën të lirohen nga presionet me të cilat po përballet”, thotë analisti, Petar Arsovski.

Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që data e negociatave me BE-në të shërbejë vetëm si alibi për kryeministrin, për të ndryshuar tërë Qeverinë për shkak të pamundësinë që të bëjë riformatimin e saj, të paralajmëruar nga vet ai.

Kryeministri Zaev të enjten ka thënë se gjitha opsionet janë në lojë, përfshirë edhe dorëzimin e mandatin dhe marrjen e një mandati të ri nga presidenti i shtetit, për formimin e një kabineti të ri qeverisës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button