Presidenti Pendarovski e mbështet nismën për reforma në modelin zgjedhor

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, jep mbështetje për nismat e disa partive politike,  të dorëzuara në periudhën e kaluar  deri te Kabineti i tij për reforma në modelin zgjedhor përmes Kodit Zgjedhor, për krijimin e modelit zgjedhor proporcional me lista të hapura dhe uljen e numrit të njësive zgjedhore në territorin e shtetit.

“Presidenti Pendarovski u bën thirrje partive politike, edhe të pushtetit edhe të opozitës, ta shqyrtojnë mundësinë për reforma në modeli zgjedhor përmes ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe me konsensus politik të arrihet marrëveshje për model zgjedhor proporcional me lista të hapura, ku qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin jo vetëm parti politike, por edhe kandidatë individual”, theksohet në kumtesën e sotme të Kabinetit të presidentit.

Duke u nisur nga angazhimet e tij në programin zgjedhor, Pendarovski konsideron se në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ketë nunër më të vogël të njësive zgjedhore,  pa prag apo me prag minimal të votave të nevojshme, ndërsa në  funksion të zgjerimit të prezantimit politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski konsideron se zhvillimi demokratik, barazia, sundimi i së drejtës dhe e drejta e zgjedhjeve korrekte dhe të lira janë faktor i rëndësishëm për prosperitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button