Telefonët e rinj Huawei do të shiten pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Pronarët e telefonave Huawei ende mund të shkarkojnë dhe përdorin aplikacionet WhatsApp, Instagram dhe Facebook dhe do të marrin përditësime të vazhdueshme përmes Play Store.

Facebook nuk do të lejojë instalimin e aplikacioneve në smartfonët e Huawei raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Ky është shembulli më i fundit i kompanive perëndimore të teknologjisë që kanë filluar të shkëpusin marrëdhëniet me gjiganti Kinez të telekomunikacionit pasi administrata Trump e vuri në listën e zezë të tregtisë, transmeton Alsat M.

Pronarët e telefonave Huawei ende mund të shkarkojnë dhe përdorin aplikacionet WhatsApp, Instagram dhe Facebook dhe do të marrin përditësime të vazhdueshme përmes Play Store.

Megjithatë Huawei nuk mund ti përfshijë më aplikacionet tek telefonët e rinj kur dalin në shitje nëpër dyqane.

Telefonat e shitur Huawei dhe ato që janë nëpër dyqane do të kenë aplikacionet e Facebook po ashtu edhe shërbimet e Google. Por Facebook do të mohojë instalimin e aplikacioneve në telefonat të cilët ende nuk kanë dalë nga fabrika.

Megjithatë lajmi nuk është aq problematik sa vendimet e Google dhe ARM të cilët i kufizuan kompanisë Androidin dhe mundësinë për të zhvilluar çipet e saj. Është një goditje e rëndë për planet e Huawei për të ndërtuar një dyqan aplikacionesh përtej Google Play Store.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button