Protesta në Shqipëri, Palmer: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Zhvillimet e fundit në Shqipëri po ndiqen nga afër prej Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një intervistë ekskluzive nga Washingtoni për Top-Channel, Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë Amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci” thotë Palmer, i cili në këtë intervistë përcjell një mesazh të ri dhe në mënyrë nominale për kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, vetëm pak orë përpara protestës së radhës kombëtare thirrur nga opozita sot ora 19:00.

Palmer flet me detaje për dhunën, hedhjen e molotovit gjatë protestave dhe se kë do të bëjnë përgjegjës SHBA nëse të tilla akte përsëriten.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer i përgjigjet disa pyetjeve edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit duke paralajmëruar një vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit e ardhur nga SHBA dhe ambasada në Tiranë.

Matthew Palmer duke folur për reformën në drejtësi ka edhe një mesazh ndaj shqetësimeve të shfaqura nga presidenti Ilir Meta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button