Vuçiq bisedon sot me Merkelin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë Kosova.

Sipas Tanjug,  Vuçiq këtë e bëri të ditur dje para gazetarëve në Bratisllavë, ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar GLOBEC.

“Çfarë tjetër mund të jetë tema e bisedës, përveç Kosovës. Do ta pyes për përkrahjen dhe ndihmën e Gjermanisë dhe investimet gjermane. Por, sigurisht që tema do të jetë Kosova”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button