Rikonstruimi i Qeverisë në pritje të sinjaleve nga Brukseli

Shtyhet rikonstruimi i Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se në rast të mos marrje së datës, mandati do t’i kthehet presidentit dhe në këtë aspekt ndryshimet nuk do të kishin logjikë. Megjithatë ndryshimet në eshalonin e dytë të bëhen që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, transmeton Alsat-M.tv.

“Rikonstruimi për momentin është shtyrë për shkak se është paraqitur opsioni i dytë. Nëse ndodh që ta kthej mandatin, rikonstruimi nuk do të kishte logjikë. Por nëse vazhdohet, besoj se deri në mesin e muajit do të përfundojë sepse nuk kemi shumë kohë. Planet janë që në seancën e ardhshme të bëhen ndryshimet e drejtorëve, që në fund të mbeten vendet e ministrave dhe vendet tjera në Qeveri” -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

LEXO: Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit
LEXO: Zaev: Nëse nuk marrim datë mund të bie qeveria
LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që dita e jopunës së 7 majit të zëvendësohet me 8 qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button